Shoqërimi i protestuesve/ “Po na marrin tokat padrejtësisht dhe po na dhunojnë!”, banorët e Rrjollit para policisë: Lirojini!

Banorë të fshatit Baks-Rrjoll në Shkodër janë mbledhur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, duke kërkuar lirimin e disa prej banorëve të shoqëruar nga uniformat blu gjatë protestave për pronat.
Protestuesit akuzojnë për padrejtësi në çështjet e pronësisë dhe kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nga institucionet.
“Na arrestojnë te toka, shkojnë atje sikur ua kemi zënë ne. Ne do të vijmë nesër, e pasnesër, pasi jemi në të drejtën tonë. Këta kriminelë na trajtojnë se u kemi zënë ne tokat. Na bllokojnë makinat, kanë falsifikuar dokumentet. Nuk do të ndalemi, dhe do ta mbrojmë me çdo mënyrë. Do t’i drejtohemi gjykatave, SPAK-ut. I kapin prej leckash, nuk pyesin nëse janë pleq apo të rinj. Nuk është shteti që kemi ne, por ata që kanë paguar.”, tha një prej protestuesve.
Ndërkohë një tjetër nuk i ka kursyer lotët, ndërsa ai shtoi se nuk do të ndalen deri sa të fitojnë të drejtën e tyre.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa banorët vijojnë të kërkojnë përgjigje nga autoritetet për pretendimet e tyre mbi pronat.
Po ndodh...
ide
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
Pse gjyqtarja e Berishës&Metës, votoi pro Ramës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128