Carrick është magjik, Manchester United mund Tottenhamin dhe shkon në katër fitore radhazi

Manchester United vazhdon momentin pozitiv nën drejtimin e Michael Carrick, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në të gjitha kompeticionet.
“Djajtë e Kuq” triumfuan 2-0 ndaj Tottenhamit, në një përballje ku kontrolluan lojën dhe përfituan maksimalisht nga avantazhi numerik.
Carrick, i cili fillimisht u pa si një zgjidhje e përkohshme në stolin e United, po fiton gjithnjë e më shumë besimin e drejtuesve të klubit, me Sir Jim Ratcliffe dhe bordi drejtues që tashmë po e konsiderojnë seriozisht si kandidat për të marrë postin në mënyrë të përhershme.
Ndeshja u ndikua ndjeshëm nga dalja me karton të kuq e Cristian Romero-s në minutën e 29-të. Mbrojtësi argjentinas u ndëshkua me të kuq direkt pas një faulli të rëndë ndaj Casemiros, duke lënë Tottenhamin me një lojtar më pak për më shumë se një orë lojë.
United përfitoi nga superioriteti numerik dhe kaloi në avantazh në pjesën e parë me golin e Bryan Mbeumo. Në fraksionin e dytë, Bruno Fernandes vulosi fitoren 2-0, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer.
Goli i Mbeumos ishte veçanërisht i dhimbshëm për trajnerin e Spurs, Thomas Frank, i cili kishte qenë një nga figurat kyçe në zhvillimin e francezit gjatë kohës së tij te Brentford.
Edhe para kartonit të kuq, Manchester United dukej një skuadër plot vetëbesim, e çliruar taktikisht pas ndryshimeve të fundit. Bruno Fernandes ishte protagonist absolut në fushë, duke lëvizur në çdo sektor dhe duke krijuar vazhdimisht rrezik për mbrojtjen kundërshtare.
Paraqitje pozitive zhvilluan edhe Kobbie Mainoo, i rikthyer në formacion dhe dukshëm më energjik, si dhe Matheus Cunha e Amad Diallo, të cilët u shfaqën të lirë dhe kreativë në fazën ofensive.
Po ndodh...
ide
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
Pse gjyqtarja e Berishës&Metës, votoi pro Ramës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128