Shpallet i humbur në Ksamil 49-vjeçari nga Tirana, familjarët s'kanë pasur asnjë kontakt me të prej mëngjesit të djeshëm

9 Mars 2025, 12:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpallet i humbur në Ksamil 49-vjeçari nga Tirana, familjarët

Një 49-vjeçar nga Tirana, Naim Likometi, është shpallur i humbur që prej mëngjesit të djeshëm në Ksamil. Familjarët e tij janë në ankth dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të gjetur ndonjë gjurmë të tij.

Sipas informacioneve, Naim Likometi, i cili është rezident në Tiranë, por zotëron edhe një shtëpi në Ksamil, është larguar nga banesa e tij në orën 06:00 të mëngjesit të djeshëm dhe që nga ai moment nuk dihet më asgjë për të. Telefoni i tij celular ka qenë i hapur deri në orën 16:00, por ai nuk i është përgjigjur askujt, dhe më pas aparati është fikur.

Familjarët dhe miqtë e tij bëjnë thirrje për këdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij që të kontaktojë menjëherë me autoritetet ose me numrat  e familjarëve: 0694575601 dhe  0682190964.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128