Shpallet në kërkim 17-vjeçari nga Elbasani që vodhi makinën në Sarandë. Dy arrestime dhe tre procedime në 24 orët e fundit

29 Nëntor 2023, 14:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpallet në kërkim 17-vjeçari nga Elbasani që vodhi

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e një tjetri, autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale në Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 26 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. D., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, 26-vjeçari ka goditur me grushte, 53-vjeçarin, i cili më pas i ka dëmtuar automjetin, shtetasit F. H.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 45 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. B., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka krijuar llogari false në rrjete sociale, duke keqpërdorur të dhënat e një 25-vjeçareje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd shpallën në kërkim një 17-vjeçar, i cili nuk u gjet në banesë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt”. Vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...