"Shqipëria ka organe të pavarura antikorrupsion"/ DASH: Reforma gjyqësore mbështetet fuqimisht nga SHBA dhe BE

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin “Deklarata e Klimës së Investimeve në Shqipëri për vitin 2025”, ku mes të tjerash konfirmon mbështetjen e madhe dhe pavarësinë e institucioneve të reja të Drejtësisë.
Në raportin e DASH thuhet se Shqipëria ka organe funksionale dhe të pavarura antikorrupsion, duke përfshirë BKH dhe SPAK.
Më tej në raport thuhet se reforma gjyqësore në Shqipëri mbështetet fuqimisht nga SHBA dhe BE.
DASH thotë në raportin e publikuar se reforma gjyqësore është në vazhdim dhe përfundimi i saj do të përmirësojë përfundimisht klimën e invesstimeve në vend.
“Për të adresuar korrupsionin sistemik, Shqipëria miratoi ndryshime të gjera kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit në vitin 2016. Shqipëria ka organe funksionale dhe të pavarura anti-korrupsion, duke përfshirë Zyrën e Prokurorisë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, të cilat janë pjesë e Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Reforma gjyqësore mbështetet fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, dhe zbatimi është në vazhdim, me shpresën se suksesi i saj përfundimisht do të përmirësojë klimën e investimeve në vend”, thuhet në raportin e DASH.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





