Si ndodhi vrasja e 28-vjeçarit në Fier? Gazetarja zbulon detajet: Ja për çfarë dyshohet se u zu autori me viktimën
13 Maj 2024, 20:59 / AKTUALITET

Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e tij dhe vënien në pranga.
Nga informacionet e para, policia po heton në disa pista, por mendohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimës, Nevrus Cenalia.
Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije, se dyshohet se sherri ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.
Policia ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për këdo që ka informacion për vendndodhjen e autorit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota, si dhe për të zbuluar nëse mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



