Si survejuan autorët e vrasjes në Tiranë lëvizjet e xhaxhait të Fatjon Muratit para atentatit, dy në rolin e atentatorëve, njëri vëzhgonte...

Të paktën pesë persona u plagosën dhe një grua u vra aksidentalisht, pasi persona të armatosur hapën zjarr në lokalin e Fatjon Muratit në “Don Bosko”.
Në këtë atentat të mirë-organizuar kanë marrë pjesë mbi dy persona, dy prej të cilëve kanë pasur rolin e atentatorit dhe një prej tyre rolin e vëzhguesit.
“Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e ndodhur në Tiranë. Makina e gjetur është djegur totalisht dhe ndodhet në një cep të një kryqëzimi që të çon në Likmetë dhe të nxjerr në autostradën Fushë Krujë-Milot. Në makinë janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov që janë përdorur nga atentatorët. Grupi hetimor pritet të bëjë këqyrjen e mjetit për të zbuluar edhe prova të tjera për hetimit.
Kjo ngjarje sipas policisë ka qenë një atentat i mirëorganiuar. Dy persona kanë pasur rolin e atentatorit., ndërsa një person rolin e vëzhguesit. Dyshohet se kanë vëzhguar lëvizjet e xhaxhait të Fatjon Muratajt dhe këtij të fundit i cili ka qenë në arrest shtëpie. Polica ka shkuar ditë më për ta marrë në pyetje , por nuk kanë gjetur në banesë. Lokali ku ndodhi i ngjarja ishte në pronësi të Fatjon Muratit, por ishte në sekuestro”, raportoi gazetari Igli Çelmeta për Balkan Web.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



