Si u arratis nga komisariati Dritan Rexhepi, deklarata e fortë e gazetarit: Roja kujtoi se ishte avokat

Gazetari Elton Qyno e konsideron një personazh kompleks të botës së krimit Dritan Rexhepin.
Qyno: Kompleks prej karrierës së tij kriminale. Pasi ka bërë foton e parë në komisariatin në Durrës, ka zbritur në dhomat e shoqërimit dhe atij i është lënë dera hapur, ose nga pakujdesia, ose nuk dihet. Kur janë kthyer ai nuk ishte më. Ka dalë me një dosje në dorë, polici që ka qëndruar kur është marrë në pyetje ‘më është krijuar përshtypje si një avokat’. ‘Hë mbarove punë, po mbarova’, që prej atij momenti ai nuk u kap më në Shqipëri. Ai ka qëndruar në Shqipëri.
U arrestua në 2007, brenda 24 orësh u arratis, ka qëndruar për një kohë të gjatë në Shqipëri. Më 28 nëntor 2011 ishte dalja e fundit, hyrja më 16 nëntor 2013 dhe që prej asaj date nuk ka as dalje as hyrje në Shqipëri. Ky individ nuk ka hyrë dhe dalë me emrin e tij, ka hyrë dhe dalë me emrin Lulzim Murati, këtë pasaportë ka nxjerrë në TIMS. Ai është bashkëfshatar i tij, Lulzim Murati ka qenë në burg për drogë në Angli në atë kohë. Autoritetet mund ta dinë, por Anton Përlala ka nxjerrë pasaportën, ai që ka marrë shenjat e gishtave. Mendja e tij punon për të zgjidhur situatën e vështirë ku ndodhet, ai doli brenda 12 orësh në shoqërim, u kap në Spanjë, u ekstradua, sërish doli nga burgu, u kap në Belgjikë, fama e tij filloi jo për shkak të krimeve, por se një herë në 6 muaj sfidonte çdo sistem.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


