Silva Bino del nga ambjentet e SPAK, u pyet për një tender

6 Qershor 2023, 11:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Silva Bino del nga ambjentet e SPAK, u pyet për një tender

Mësohet se Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, ka lënë ambjentet e SPAK ku u pyet për një tender në cilësinë e personit që ka dijeni.

Bino u mor sot në pyetje nga prokurorët e Antikorrupsionit, në cilësinë e drejtoreshës së ISHP-së në periudhën e pandemisë.

E vetme, ajo ka hyrë në oborrin e SPAK dhe ka kërkuar nga roja orientim për të hyrë në godinë.

Vetëm pak ditë më parë ishte SPAK në Ministrinë e Shëndetësisë, ku u arrestua Sekretarja e Përgjithshme, Joana Duro dhe zyrtarja tjetër, Laureta Sheta.

Të dyja akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre, Duro nuk e ka pranuar akuzën, dhe ka deklaruar se ka kryer vetëm detyrën.

Hetimi i udhëhequr nga prokurori Dritan Prençi, ka provuar se biznesmeni nga Lushnja që administron kompaninë e ndërtimit “Dricons”, Vladimir Topi ka paguar një shumë prej 3.3 milion lekë të vjetra tek sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, me qëllim fitimin e një tenderi me vlerë 8 milion lekë të vjetra.

SPAK ushtroi kontrolle dhe në banesat e tyre, por nuk gjeti sende të paligjshme. Tenderi për të cilin thotë SPAK-u është zhvilluar në 22 Maj dhe i gjithë fondi limit i tij ishte 805 mijë e 872 lekë.

Nga kjo llogari del se sekretarja e Përgjithshme e ministrisë mori rryshfet 41 për qind të fondit limit të tenderit.

 

Po ndodh...