Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, mijëra maturantë testohen në gjuhën e huaj

Ditën e sotme do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2026, ai i gjuhës së huaj.
Mijëra maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen testimit të njohurive, në kuadër të procesit të përfundimit të arsimit të mesëm.
Sipas kalendarit të përcaktuar, maturantët duhet të paraqiten në ambientet e shkollave në orën 08:30, ndërsa provimi do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:30.
Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimet për zhvillimin e provimeve, duke theksuar se gjatë testimit ndalohet rreptësisht mbajtja e telefonave celularë, orëve inteligjente dhe çdo pajisjeje tjetër që mundëson komunikim elektronik ose lidhet me inteligjencën artificiale.
Po ashtu, nuk lejohen kopjet, komunikimi mes nxënësve dhe përdorimi i materialeve të paautorizuara. Shkelja e këtyre rregullave mund të sjellë përjashtimin e menjëhershëm nga provimi.
Maturantët duhet të kenë me vete një dokument identifikimi të vlefshëm, si letërnjoftim ose pasaportë, si dhe mjetet e nevojshme shkollore për zhvillimin e testit.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
Ti vetëm ik!
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128