SPAK kërkoi arrestimin e tij, reagon ish-drejtori i IMT, Mariglen Qato: Presion politik

Mariglen Qato, ish drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës ka reaguar përmes avokatit pasi GJKKO ka firmosur ndaj tij masë sigurie arrest në burg për Korrupsioni pasiv dhe fshehje të pasurisë. Ai i ka mohuar akuzat, ndërsa shprehet se ka zbatuar ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.
“Unë Mariglen Qato jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me akuzat dhe nuk kam bërë asnjë veprim të kundraligjshëm. Në ushtrimin tim të detyrës, kam punuar me përkushtim dhe kam zbatuar në mënyrë rigoroze ligjin.
Ndjehem i keqardhur që SPAK ka rene pre e presionit politik të Ilir Metës, dhe Kelliçit që kanë nisur këtë sulm politik ndaj meje prej muajsh, pa asnjë fakt real. Mbetem besimplotë që ky proces të mbarojë sa më shpejt, drejtësia të bëjë punën e saj dhe e vërteta e pafajësisë ime të dalë në dritë”, është shprehur Qato.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



