Të riun e zuri korenti, vihet nën hetim administratori i kompanisë së internetit në Dibër
1 Prill 2025, 15:45 / AKTUALITET

Një 31-vjeçar nga fshati Rrenxë i Dibrës humbi jetën ditën e djeshme, pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike, teksa ka qenë duke riparuar një defekt në kutinë shpërndarëse të internetit, në një shtyllë tensioni.
Viktima është shtetasi Andi Sulejmani, i cili la pas dy fëmijë të vegjël. Në lidhje me ngjarjen tragjike, Policia e Dibrës bën me dije se ka proceduar penalisht në gjendje të lirë administratorin e kompanisë së internetit, ku ishte i punësuar i riu.
Bëhet fjalë për shtetasin O. K., 43 vjeç, banues në Peshkopi, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.
-
Pushteti që helmon, çfarë është Sindroma Hubris?
1 Prill, 15:40 -
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

