Tentoi të fshihte çantën me drogë anash rrugës sapo pa policinë, arrestohet 25 vjeçari në Kurbin!
20 Dhjetor 2023, 14:37 / AKTUALITET

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia në Kurbin pasi është kapur teksa transportonte me çanta lëndën narkotike ‘kanabis’ që më pas do ta shiste. Në pranga ka rënë i riu B.N.
Sipas njoftimit të policisë, 25 vjeçari sapo ka parë efektivët, ka tentuar të fshehë çantën në anë të rrugës por pas kontrolli të ushtruar u gjet sasia prej 3 kilogramë e 165 gramë kanabis.
Lënda narkotike dhe një aparat celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


