Tiranë/ Mashtronte me pagesat e TVSH-së, arrestohet shtetasi italian

1 Qershor 2025, 13:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tiranë/ Mashtronte me pagesat e TVSH-së, arrestohet shtetasi italian

Një shtetas italian është arrestuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Tiranë pasi mashtronte me pagesat e TVSH-së.

Gjykata e Tiranës  caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”,   për   56-vjeçarin   për   veprën penale  “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Njoftim i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaloi shtetasin e huaj italian, M. C., 56 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

 

Po ndodh...