Tjetër aksident, makina godet autobusin dhe përplaset me kamionin në aksin Shkodër-Tiranë

19 Gusht 2024, 20:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tjetër aksident, makina godet autobusin dhe përplaset me kamionin

Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në Balldre të Lezhës, përgjatë superstradës Shkodër-Lezhë, duke shkaktuar bllokim të trafikut dhe ngadalësim të qarkullimit.

Aksidenti ndodhi gjatë një tentative për parakalim nga një automjet që transportonte një familje, e cila u godit nga pas nga një autobus i linjës Shkodër-Tiranë.

Si rezultat i lagështisë në rrugë, vetura e goditur u përplas gjithashtu nga një kamion. Megjithatë, për shkak të shpejtësisë së ulët të trafikut, aksidenti nuk solli pasoja për njerëzit.

Familja u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontrolle rutinë, ndërsa efektivët e qarkullimit rrugor arritën në vendngjarje për të zhbllokuar trafikun dhe për të menaxhuar situatën.

 

Po ndodh...

ide