Tjetër aksident në Fier, dy makina përfundojnë në kanal, 1 i plagosur
3 Shkurt 2024, 20:03 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Patos-Fier.
Dy automjete janë përplasur në vendin e quajtur “Kthesa e Portezës” dhe për pasojë kanë përfunduar në një kanal në anë të rrugës.
Si pasojë, një person është plagosur.
“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor ‘Patos-Fier’, në fshatin Portëz, automjeti tip ‘Audi’, me drejtues shtetasi Xh. G., është përplasur me mjetin tip ‘Opel’, me drejtues shtetasi H. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Po këtë pasdite, një aksident me 4 të lënduar u shënua në aksin Fier-Seman.
-
Hamilton: Ardhja te Ferrari është një ëndërr e realizuar
3 Shkurt, 19:49 -
-
-
-
-
-
Aksident në Prrenjas, 3 të plagosura
3 Shkurt, 18:48
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128






