Armando Broja debuton me barazim te Fulham, londinezët ndalen 2-2 ndaj Burnley-t

3 Shkurt 2024, 19:00 / SPORT ALFA PRESS

Armando Broja debuton me barazim te Fulham, londinezët ndalen 2-2 ndaj

Armando Broja ka debutuar ditën e sotme me Fulham në sfidën e javës së 23-të të Premier League. Sulmuesi shqiptar e nisi nga stoli takimin ndaj Burnley, takim që u mbyll 2-2.

22-vjeçari hyri në fushën e lojës në minutën e 74-të të ndeshjes, teksa luajti për thuajse 20 minutash.

Talenti i kombëtares shqiptare bëri paraqitje të mirë, ndërsa ishte një “shqetësim” për mbrojtjen kundërshtare, e cila nuk u kursye në ndërhyrjet ndaj tij.

Kujtojmë se Broja ditën e djeshme u zyrtarizua te Fulham. Golat e këtij takimi u shënuan nga Palhinha 17’, Rodri Muniz 21’ për Fulham dhe Fofana 71’ dhe 90+1, me ekipet që ndajnë kështu nga një pikë.

 

Po ndodh...

ide