'Toyota Yaris'/ Për çfarë e pyetën belgët Artan Hoxhën? Gazetari: Ja ku po hetohet

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se çështja “Toyota Yaris” nuk është hetuar si duhet nga organet e drejtësisë në Shqipëri.
Artan Hoxha: Ne nuk hetuam çfarë duhet të hetonim në atë histori, pro e katandisëm çështjen vetëm në mos deklarim të ardhurash. Ne e finalizuam çështjen me dënime minimale dhe nuk u interesuam se çfarë ndodhi më tej. Nuk u interesuam fare se si doli informacioni në Kuvendin e Shqipërisë, nga e dinin politikanët që po vinte një ngarkesë e tillë dhe pse e bënë publike. Ata duhet të kishin lajmëruar policinë e shtetit dhe më pas të flisnin. Ne nuk e hetuam fare çështjen. Gjatë 2 vitet të fundit në Shqipëri kjo çështje ka bërë shumë bujë se u përfshi edhe në lojën politike të brendshme. Fillimisht mes maxhorancës dhe opozitës dhe më pas brenda vetë opozitës, Berishës dhe Bashës.
Autoritete belge nuk dinin asgjë, nuk e kanë ditur që po lëviznin euro në Shqipëri me vetura që ishin blerë në tokën belge, ata nuk e kanë ditur këtë gjë, e kanë nisur hetimin pasi është bërë zhurmë në Shqipëri.
Gazetari zbuloi se lidhur me çështjen “Toyota Yaris” janë arrestuar 2 persona, me shtetësi shqiptare. Por ata nuk janë arrestuar në Belgjikë. Njëri është arrestuar në Maqedoninë e Veriut dhe tjetri në Malin e Zi. më pas janë ekstraduar në Belgjikë.
Artan Hoxha: Në Belgjikë ndodhen të arrestuar 2 shtetas shqiptarë që nuk janë arrestuar në Shqipëri. Njëri është arrestuar në Maqedoninë e Veriut dhe njëri në Malin e zi dhe janë ekstraduar.
Roli që ata kishin
Artan Hoxha: Ata kanë qenë pjesë e kësaj transfertë të madhe parash e cila dyshohet se vjen nga aktivitetet kriminale. Autoritetet belge nuk po hetojnë thjesht kush po i transportonte, ku janë marrë këto para, a është përdorur territori i Belgjikës, këto para që u kapën në Shqipëri a janë përfituar në Belgjikë?
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
