Trafik armësh në Tiranë, në pranga 31 vjeçari. Lihet në arrest me burg

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar ndaj të cilit gjykata kishte vendosur arrest me burg pasi akuzohet për trafikim të armëve të zjarrit në kryeqytet.
Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë arrest në burg ndaj 31-vjeçarit ndërsa ka ndaluar edhe dy shtetas të tjerë, që i siguronin armët e zjarrit, 31-vjeçarit.
Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov dhe sasi municioni luftarak.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasin R. C., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit A. Sh., 24 vjeç, dhe M. B., 44 vjeç, të dy banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Sipas policisë, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasit A. Sh., dhe M. B., siguronin armë zjarri të cilat ia shisnin shtetasit R. C., dhe më pas ky i fundit i shiste tek persona të tjerë.
Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
-
-
Dy hyrje të reja në shtëpi, një balerin dhe një moderatore
24 Janar, 08:58
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

