Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot/ Makinat në radhë prej disa orësh, shkak mbyllja e urës
5 Tetor 2025, 18:31 / AKTUALITET

Pasditja e kësaj të diele ka sjellë një trafik kilometrik në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Prej disa orësh, në këtë segment janë krijuar radhë të gjata automjetesh, që në disa pika shtrihen për disa kilometra.
Përveç reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin, mbyllja e urës së Milotit, që prej muajit korrik, vijon gjithashtu të ndikojë ndjeshëm në qarkullimin e automjeteve.
Ura u mbyll për shkak të dëmtimeve të pësuara, ndërsa punimet për riparimin e saj ende nuk kanë nisur, duke detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugë dytësore, që shpesh bëhen burim i vonesave të mëdha.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
