Tragjike/ Ishte dita e tij e parë e punës, 25-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Greqi

23 Shtator 2023, 17:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tragjike/ Ishte dita e tij e parë e punës, 25-vjeçari shqiptar

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme, teksa ishte duke punaur në Greqi.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një kantier ndërtimi, ku po kryhen punime për rrjetin e kanalizimeve në Agrinio.

25-vjeçari shqiptar e kishte ditën e parë të punës, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai është përplasur nga një ekskavator, por rrethanat e sakta të vdekjes së tij do të dalin nga hetimi që ka nisur policia.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila ka transportuar punonjësin e plagosur rëndë në spitalin e Agrinit, ku fatkeqësisht ka konstatuar vdekjen. Indentiteti i tij ende nuk është bërë publik.

Po ndodh...

ide