Emri/ Tragjike në Itali/ 55-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, zbardhen detajet e para

17 Prill 2024, 09:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Tragjike në Itali/ 55-vjeçari shqiptar humb jetën në

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali në vendin e punës. Mësohet se viktima është 55-vjeçari Abdulla Bisku.

55-vjeçari ka rënë nga një lartësi prej 4 metrash teksa punonte të martën në Asola, në qendër të qytetit. Ai po merrej me rinovimin e një ndërtese kur papritur disa trarë mbështetës janë shembur duke bërë që ai të përfundonte mbi asfalt.

Shqiptari ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë.

55-vjeçari ishte banor i Asola-s dhe jetonte disa metra larg vendit ku gjeti vdekjen. Bisku lë pas gruan dhe dy fëmijë.

 

Po ndodh...