U dëmtua nga helika e skafit, shpëtohet mrekullisht 28-vjeçari në Sarandë
18 Korrik 2024, 11:16 / AKTUALITET

Një 28-vjeçar nga Tirana është plagosur nga helika e skafit me të cilin lundronte. Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:23.
Pas telefonatës për ndihmë në Sallën Operative, ka qenë skafi i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, që ka gjetur të dëmtuarin në afërsi të Kepit të Qefalit dhe e ka imbarkuar. Pasi është sjellë me urgjencë në Portin e Sarandës, ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se i dëmtuari është shtetasi me inicialet A. T., 28 vjeç, banues në Tiranë. Mjetin lundrues ai e kishte marrë me qira në afërsi të plazhit të Lukovës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

