U ekstradua dy ditë më parë, lihet në burg Soni Pepa, pjesë e grupit të Çopjave

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Soni Pepën alias Vilson Pepën.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Pepa u ekstradua dy ditë më parë nga Republika Domenikane.
Ai ishte shpallur në kërkim për trafik droge nga Interpoli, ndërsa njihet edhe si pjesë e grupit të Ervis Çelës dhe Franc Çopjas.
“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 90, datë 09.09.2025, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ‘Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale e caktuar me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim: Soni Pepa alias Vilson Pepa si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në
formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/1, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, parashikuar nga neni 287/1 gërma “b” dhe 28/1 të K.Penal, “Organizata kriminale” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333, paragrafi 2 i K.Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334 pika 1 i K.Penal.
2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Soni Pepa alias Vilson Pepa, të dërgohet menjeherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.
3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës”, thuhet në vendim.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

