Do merrte pjesë edhe Rama/ Anija e marinës amerikane USS Mount Whitney shtyn mbërritjen në Shqipëri, ambasada e SHBA njofton anulimin e koncertit në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale se mbërritja e anijes komanduese të marinës amerikane, USS Mount Whitney, në Shqipëri është shtyrë për shkak të një procesi mirëmbajtjeje të paparashikuar.
Si pasojë e këtij ndryshimi në axhendë, koncerti i planifikuar për sot në Tiranë është anuluar.
View this post on Instagram
“Për shkak të një procesi mirëmbajtjeje të paparashikuar, mbërritja e USS Mount Whitney në Shqipëri ka ndryshuar, dhe koncerti në Tiranë, i planifikuar fillimisht për sot, është anuluar. Ju falënderojmë për mirëkuptimin,” thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës.
Megjithatë, përfaqësuesit amerikanë theksojnë se vizita e anijes në Porto Romano do të ndodhë së shpejti, dhe se ky është një tjetër moment për të treguar marrëdhënien e fortë dhe miqësinë mes SHBA dhe Shqipërisë. Kujtojmë se për këtë event kuptimplotë, ishte njoftuar edhe pjesëmarrja e kryeministrit Rama.
“Ne vazhdojmë të presim me kënaqësi mbërritjen e USS Mount Whitney në Porto Romano dhe të theksojmë partneritetin e ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë,” përfundon deklarata.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

