Nga fabrika më shtrenjtë, nga dogana më lirë/ Çmimet në kontrast në tremujorin e dytë. Të prodhimit rriten, importet zbuten

Në tremujorin e dytë 2025, çmime janë dukshëm më të larta në prodhimin vendas sesa në import. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit është 129.7, ndërsa ai i çmimeve të importit është 107.6, që do të thotë se krahasuar me vitin bazë 2021, çmimet nga fabrika janë rreth 29.7% lart, çmimet e mallrave që hyjnë nga jashtë vetëm 7.6%. Kjo diferencë rreth 22 pikë tregon se presioni i brendshëm i kostove ka qenë shumë më i fortë se ai nga importet, edhe pse duhet mbajtur parasysh se dy treguesit maten me shporta të ndryshme.
Në dinamikë vjetore tabloja është edhe më e qartë, prodhimi shënon rritje të lehtë me 0.3%, ndërsa importi ka ulje me 0.7%. Pra mallrat e jashtme janë më të lira, krahasuar me një vit më parë, ndërsa mallrat e prodhuara brenda po qëndrojnë në rritje, sado modeste. Edhe ritmi tremujor shkon në të njëjtin drejtim, me prodhimin që rritet me 0.1% kundrejt fillimit të vitit dhe importet që zbresin me 0.1%.
Rritja më e lartë vjetore në prodhim u shënua në seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave” dhe “Industri përpunuese” me 0.4%, ndjekur nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 0.2%. Brenda seksionit “Industri përpunuese”, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i mobiljeve” me 2.5%, ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1.6%./SCAN
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


