Reagon shënjestra e atentatit në Shkodër, Erogen Brajoviç: Dora e pabesisë iu mori jetën dy miqve të mi! Një mesazh për...

Një ngjarje e rëndë e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne ka tronditur Shkodrën dhe gjithë opinionin publik. Një atentat me dy të plagosur dhe me dy viktima u regjistrua në qendër të qytetit nga Ragip Gila.
Shënjestër e atentatit ishte Erogen Vaso alias Brajoviç, i cili u plagos së bashku me kamarjeren Meri Kaceri, ndërsa të vdekur mbetën miqtë e tij, Armando Pali dhe Liridon Kraja.
Erogen Vaso ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën ndërsa së fundmi ka reaguar për Vox News.
Erogen Brajoviç teksa i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave, sqaron për mediat se nuk ka lidhje me asnjë ngjarje kriminale.
Ndër të tjera ai kërkon sa më shpejt nga autoritetet që çështja të zbardhet plotësisht.
Reagimi
Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres.
Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet!
Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre! Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder.
Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare.
Une kam qene per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes. Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka perfaqesuar komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres.
Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot. Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik! Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje!
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




