Ngjarja e sotme tragjike në Shkodër, gazetari Poli Hoxha: Duhet cilësuar terrorizëm, u qëllua në ambient publik. Vrasësit me pagesë janë…

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në emisionin Log. në News24, duke folur rreth ngjarjes së sotme kriminale në mesin e Shkodrës, u shpreh se këta lloj vrasjesh duhet të quhen patjetër akte terrorizmi, pasi ndodhin në vende publike.
Sipas Hoxhës, Shkodra e di, që vrasësit me pagesë në mosha të reja është bërë një normalitet. Hoxha falënderoi policinë që arriti të arrestonte autorin, pavarësisht në cilat rrethana, si i plagosur që ishte autori.
Poli Hoxha: “Ngjarja e Shkodrës na rikthen disa lloj ngjarjesh të egra, që unë do t’i fusja te terrorizmi. Sepse të qëllosh në një lokal në mëngjes ku pihet kafe në qendër të Shkodrës, ku ka fëmijë e familjarë të shumtë, kur qëllon asnjëherë nuk është e sigurtë se do kapësh objektivin, në një ambient publik, është terrorizëm.
Dhe ajo shprehja “kokën hënkshin” nuk shkon, sepse po vriten të pafajshëm, u vranë dy veta në Dobrac që nuk kishin lidhje me autorët apo viktimat, sot e pësoi kamarierja. Shkodra e di, vrasësit me pagesë në mosha të reja është bërë një normalitet. Sot meriton falënderim policia që arriti të arrestonte autorin, pavarësisht në cilat rrethana, si i plagosur që ishte autori.
Shkodra vijon të jetë problematike, po ashtu edhe Elbasani dhe Fieri, që në gjuhën zhargone quhet shteti paralel, që kontrollojnë edhe bashkitë. Frika gjithnjë ngelet, pavarësisht goditjeve që ka bërë SPAK. Shkodra kërkon një urgjencë të thellimit të hetimeve, pavarësisht se disa krerë janë arrestuar.”
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


