Nëna e Martin Canit, mesazh për të birin në ditën e parë të shkollës: Ikja jote mizore nga kjo botë më mori frymën

8 Shtator 2025, 21:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nëna e Martin Canit, mesazh për të birin në ditën e

Në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor, nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ka bërë një reagim prekës.

Florina Cani, në mesazhin e saj, thotë se humbja e të birit i ka lënë  boshllëk në zemër që çdo ditë bëhet edhe më e rëndë.

“Më mungon buzëqeshja jote, dashuria dhe praninë jote. Ikja jote mizore nga kjo botë më mori frymën, por nuk mund të marrë kurrë dashurinë për ty.

Dhimbja ime bëhet edhe më e madhe kur mendoj se kjo tragjedi mund të ishte shmangur. Mësuesit nuk të mbrojtën dhe nuk vunë në dijeni për zënkën që kishe me moshatarin tënd. Ishte neglizhenca e tyre që çoi deri këtu” – shkruan ajo.

Martini u vra me thikë në afërsi të shkollës ku autori i dyshuar i krimit akuzohet se është Mario Përlleshaj.

 

Po ndodh...