Aksident i rëndë në aksin rrugor Krumë-Golaj, dy Benza përplasen me njëri-tjetrin, vdes një nga drejtuesit e mjeteve
8 Shtator 2025, 21:22 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj.
Policia e Kukësit njofton se si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend një nga drejtuesit e automjeteve Benz, shtetasi me iniciale N. S.
Gjithashtu, të plagosur kanë mbetur drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

