“Gila e kishte vrasjen e parë!”, Bregu për masakrën në Shkodër: Policia kontrolloi banesën e Lulzim Kullës, atje nisi saga me 30 viktima

8 Shtator 2025, 22:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Gila e kishte vrasjen e parë!”, Bregu për masakrën

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se Ragip Gila, i cili dyshohet si autor i masakrës me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër, e kishte vrasjen e parë dhe kjo vihet re në lëvizjet e tij të çorientuara deri në pikën që e zë gjaku.

Sipas Bregut kontrolli në banesën e Lulzim Kullës konfirmon lidhjen me vrasjet e sotme në Shkodër.

“Vrasësi mendoj se nuk ka vrarë më parë. Mënyra si qëllon, as ikën. Hap zjarr që mund të rrezikojë të gjithë klientët. Nuk është problem i tij me shënjestrën dhe ka hapur shumë zjarr për të kapur shënjestrën.

Jo për të mbrojtur drejtësinë, por ne çdo vit arrestojmë 1100 persona për drogë dhe nuk ka vend. Kur kryen 2/3 e dënimit i lind e drejta të kërkojë lirimin me kusht dhe meqë më parë nuk ka qenë i dënuar.

Policia ka bërë kontroll te Lulzim Kulla dhe nuk do ta bënte kot. Lulzim Kulla është njeriu nga nisi gjithë saga në janar 2018 në ditën e festës së policisë. Këtu nisi saga me më shumë se 30 viktima”- tha Bregu.

 

Po ndodh...