U kapën në shtëpi bari në Angli, dënohen me burg dy të rinjtë shqiptarë

28 Mars 2024, 18:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

U kapën në shtëpi bari në Angli, dënohen me burg dy
Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me burg në Angli, pasi janë kapur duke punuar në një shtëpi bari. Bëhet fjalë për shtetasit, Klajdi Toli 27-vjeç me origjinë nga qyteti i Librazhdit, dhe Fabian Xhika 26-vjeç.

Mediat vendase shkruajnë se Toli dhe Xhika janë kapur duke u kujdesur për 1,339 bimë kanabisi. Avokati i dy shqiptarëve ka deklaruar në gjykatë se ata ishin mashtruar nga personat që i kishin futur ilegalisht në Britani.

Ai tha se dy të rinjtë u dërguan në një adresë dhe nuk u lejuan më të dilnin nga aty, duke u detyruar që të kujdeseshin për bimët e kanabisit. Sipas avokatit, ata nuk e dinin se po shkonin në një shtëpi bari dhe nuk kishin dalë nga shtëpi prej disa javësh, deri sa policia i arrestoi.

Tashmë pritet ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë pasi ata të kenë kryer dënimin në Angli.

 

Po ndodh...