U përfshi në aksident, policja Anisa Kostani te Trauma me fraktura në trup. Si paraqitet gjendja e saj shëndetësore

25 Janar 2023, 16:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

U përfshi në aksident, policja Anisa Kostani te Trauma me fraktura

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksidentimin e polices Anisa Kostani.

Ngjarja ndodhi në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë.

Kostani, e cila ishte pasagjere në mjetin që u përfshi në aksident, pësoi lëndime në trup, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr mjekim të specializuar.

Mësohet se 27-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është e vetëdijshme, por ka fraktura në trup.

Po ashtu raportohet se policja ka nevojë për gjak.

Kujtojmë se drejtuesi i mjetit ku udhëtonte Kostani, River Durra, u ndalua nga policia, pasi rezultoi se lëvizte pa leje drejtimi.

 

Po ndodh...