
U përplas nga furgoni, ja kush është 56-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

3 Janar 2025, 09:19 / AKTUALITET
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë në Lezhë, ku një 56-vjeçar humbi jetën pasi motori që ai udhëtonte, u përplas nga një furgon.
U bë me dije se viktima është 56-vjeçari Pavlin Ndoji.
Ngjarja u shënua rreth orës 07:00 në Ishull-Lezhë, në aksin Lezhë-Laç, pranë mbikalimit, kur një automjet tip furgon “Benz”, është përplasur me një motomjet, ku për pasojë drejtuesi i këtij të dytit mori plagë të rënda dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës.
Policia tha se shoqëroi në Komisariat drejtuesin e mjetit “Benz”, me inicialet M.M., dhe po e merr në pyetje.
“Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit”.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128