U pezullua për shkak të motit të keq, nis lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Italisë
Ka nisur lundrimi i trageteve nga Port ii Durrësit pas pezullimit të përkohshëm ditën e djeshme, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike në të dy vendet.
Nga Kapiteneria njoftohet se trageti Durrës-Bari është nisur mëngjesin e sotëm, siç ishte parashikuar, pasi ka pasur përmirësim të motit dhe qetësim të forcës së dallgëve në Adriatik.
Gjithashtu njoftohet se trageti nga Bari mbërrin në Durrës orën 13:00, pasi edhe ai u nis me vonesë që nga Italia, po për të njëjtin shkak, përkeqësimin e kushteve atmosferike në det.
Ndërsa trageti i linjës së Ankonës parashikohet të mbërrijë sipas kalendarit të parashikuar dhe në kohë, në orën 12:00.
Kapiteneria e Durrësit njoftoi mbrëmjen e djeshme pezullimin për një ditë të lundrimeve të trageteve, por edhe mjeteve të tjera lundruese më të vogla, si pasojë e dallgëve të forta në det.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
