U raportua e zhdukur nga familjarët, e moshuara gjendet e pajetë në një kanal në Lushnjë

16 Shkurt 2026, 12:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

U raportua e zhdukur nga familjarët, e moshuara gjendet e pajetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Lushnjë, ku një shtetase 86-vjeçe është gjetur e vdekur pas largimit të saj nga banesa. Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për largimin nga banesa të shtetases Dh. M., 86 vjeçe, informojmë se ajo është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në një kanal në fshatin Eskaj, Lushnjë. Nga hetimet dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ndodh...