Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama zbulon sekretin: Presidentja Osmani është kërcënuar, ja pse!

Kryeministri Edi Rama pas takimit me Grupin Parlamentar të Partisë Socialistë udhëtoi drejt Prishtinës ku dhe mori pjesë në promovimin e librit, “Kur heshtja flet” të Ahmet Shala, akademik dhe ish-ambasador i Kosovës. Libri trajton procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Duke dënuar me forcë kërkesën e Prokurorisë me 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Rama zbuloi se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka qenë e kërcënuar për dy vite me radhë. Sipas tij, kërcënimet kanë ardhur pasi ajo nuk ka lejuar që prokurorët të ndërhynin në zyrën dhe institucionin e Presidentit me pretendimin për kërkim provash për atë çfarë ka ndodhur përgjatë luftës.
“Tani mund të jenë sekrete shtetërore këtu në Kosovë, por nuk është për mua, që edhe Presidentja e Kosovës është kërcënuar dhe këtë gjë nuk e dini sepse nuk është thënë asnjëherë; është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionin e Presidentit të Kosovës, sepse medemek do kërkonin edhe aty prova. Gjë që natyrisht do ta vendoste Kosovën në sytë e botës si një shtet që deri në zyrën e Presidentit gjenden prova kundër njerëzimit. Kërcënimi i Presidentes ka zgjatur dy vjet, por për nderin e saj dhe të Kosovës ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, tha Rama teksa më tej u ndal te procesi gjyqësor në Hagë ku dhe përmendi faktin se në të njëjtën godinë me ish-krerët e UÇK-së vuajnë dënime për krime lufte figura si Radovan Karadzic dhe Ratko Mladic, të dënuar me burgim të përjetshëm për terror, spastrim etnik dhe masakra ndaj civilëve.
Ai nënvizoi se aktiviteti i katër ish-udhëheqësve të UÇK-së nuk ka asnjë lidhje me krime të tilla dhe se ata u armatosën kundër një politike shfarosjeje, jo për ta ushtruar atë. Ndër të tjera Rama e cilësoi procesin si pjesë të një plani të hershëm që sipas tij e ka zanafillën te raporti i ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, mbi pretendimet për trafik organesh, pretendime të cilat ashtu sikurse dhe kryeministri Rama e thotë nuk janë provuar kurrë.
“Nëse Hashim Thacci, Kadri Veseli, Jakup KRasniqi duhet të varrosen për së gjalli për luftën dhe për çfarë ka ndodhur përgjatë lutës në Kosovës atëhere duhet të vazhdojë arrestimet, duhet të arrestohet Bill Clinton, Tony Bler, kryeministrat e tjerë që i dhanë dritën jeshile bombardimeve dhe faktikisht duhet të ndodhë ekzaktësisht predikuar Sllobodan Miloshevic, që dhe ai bashkë me atë tjetrin zvicerianin mos gjetë kurrë prehje, të dy bashkë”, shtoi Rama ndër të tjera.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:
Për hir të vërtetës pata vështirë që të mund të shkruaj një fjalë nga fillimi në fund, sepse përballë një situate të tillë fjalët nuk janë aspak të lehta për t’u gjetur, ndërkohë që ndër disa mendime që besoj mund të vlejnë të ndahen këtu me ju, i pari ishte mendimi se kush është sot në të njëjtën godinë pothuajse që vuan dënim pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare. Sot, të dënuar nga ajo gjykatë ose më saktë nga drejtësia ndërkombëtare janë Radovan Karadzic, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për një epokë të tërë terrori dhe spastrimi, Ratko Mlladiç, i cili u dënua po ashtu me burgim të përjetshëm si fytyra e makinës së shfarosjes dhe autori i damkosur i masakrës së 8000 njerëzve të pafajshëm në Srebrenicë, një farë Stanislav Galiq, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për terrorin e snajperëve që shënjestruan fëmijë dhe gra sikur të ishte një safari njerëzor, një farë Milan Martiç, i dënuar në përjetësi, dikush që lidhte njerëz të gjallë dhe i hidhte në lumë duke kundruar me kënaqësi se si përpëliteshin dhe mbyteshin, dhe tre autorë të tjerë përdhunimesh, vrasjesh, krimesh nga më makabret.
Tani, sipas kërkesës së Prokurorisë së Tribunalit në Hagë, këtyre të dënuarve do t’u shtohen edhe katër të tjerë. Në anën tjetër të barrikadës, ndërkohë që prokuroria nuk pati kapacitetin të provojë asgjë të ngjashme, sepse nuk ka asgjë të ngjashme në aktivitetin e katër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk ka asnjë lidhje aktiviteti i tyre dhe i UÇK me terrorin mbi popullsinë civile, me spastrimin etnik, me varret masive të njerëzve të pafajshëm, me shënjestrimin e fëmijëve dhe grave nga snajperët e vendosur, apo me përdhunime, vrasje, mbytje njerëzish në lumë. Asgjë. Ata katër burra nuk u armatosën për të ndërtuar një politikë shfarosjeje, por u armatosën kundër një politike shfarosjeje. Ata nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj, por u armatosën për të hequr qafe synimin e të huajve për tokën e tyre.
Dhe faktikisht ata vetë, me dorën e tyre, e votuan në Parlamentin e Kosovës një gjykatë e cila në letër është një gjykatë e Kosovës. Nuk është një gjykatë për të vendosur në bankën e të akuzuarve Kosovën. Dhe faktikisht sot jemi në kushtet kur ka marrë formë thuajse përfundimtare, pasi fjalën e fundit e ka sigurisht Gjykata, një plan shumë afatgjatë, jetësimi i të cilit ka nisur me raportin famëkeq të Dick Marty, që mos gjetë kurrë prehje atje ku është, për trafikim të organeve nga udhëheqja e UÇK-së. Dhe ai plan është shtyrë përpara nga përfaqësues të Vladimir Putin dhe më tutje është ngritur mbi një rezolutë që sot e gjithë ditën KE nuk gjen kurajon ta rishikojë, sepse asnjë lloj trafiku organesh nuk është provuar në asnjë formë, me një gjykatë që ka marrë jetë në ditën kur Presidenti i Republikës së Kosovës ishte nisur në Uashington dhe është kthyer nga rruga e një takimi ku do të hidhej një hap tjetër për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, pasi qartësisht forca të tjera nuk e dëshironin që të ndodhte ajo gjë, dhe qysh nga ai moment Presidenti i Kosovës është marrë peng.
Tani mund të jenë sekrete shtetërore këtu në Kosovë, por nuk është për mua, që edhe Presidentja e Kosovës është kërcënuar dhe këtë gjë nuk e dini sepse nuk është thënë asnjëherë; është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionin e Presidentit të Kosovës, sepse medemek do kërkonin edhe aty prova. Gjë që natyrisht do ta vendoste Kosovën në sytë e botës si një shtet që deri në zyrën e Presidentit gjenden prova kundër njerëzimit. Kërcënimi i Presidentes ka zgjatur dy vjet, por për nderin e saj dhe të Kosovës ajo e ka ndaluar një gjë të tillë.
Po ndodh...
ide
Loja e Ramës me tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës!
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
