U rrëzua duke punuar në kopësht, humbet jetën e moshuara në Himarë

22 Maj 2024, 20:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

U rrëzua duke punuar në kopësht, humbet jetën e moshuara
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Nivicë, bashkia Himarë.

Ksanthipi Thomagjini 82 vjeç, kishte dalë për të bërë disa punë të vogla në kopësht.

Aksidentalisht i ka rrëshkitur këmba dhe ka rënë në tokë.

Menjëherë është dërguar nga të afërm të saj në urgjencën e Sarandës, por e moshuara nuk ka mundur dot të mbijetojë pasi rënia ishte fatale dhe goditja sipas bluzave të bardha, kishte qenë në kokë.

82 vjeçarja jetonte në Lukovë me bashkëshortin e saj.

 

Po ndodh...