U vra nga burri në Greqi, kjo është viktima Alba Cenko
5 Dhjetor 2024, 21:14 / AKTUALITET

Kjo është Alba Cenko gruaja shqiptare që u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj në Greqi i identifikuar si Kastriot Cenko, 39 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Ampelokipi të Athinës pasditen e së enjtes.
Ishte vetë 39-vjeçari që lajmëroi policinë duke treguar se e kishte vrarë bashkëshorten me çekiç dhe trupin e saj e kishte fshehur në papafingo.
I shoqi ka thënë në polici se e ka vrarë për xhelozi, pasi ajo e tradhtonte. Ai tha gjithashtu se e ka vrarë me çekiç por edhe me duar.
Ai pohoi se gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi.
Sipas të njëjtave informacione, policia me të mbërritur në vendngjarje ka gjetur autorin së bashku me dy fëmijët e tij 9 dhe 12 vjeç në hyrje të pallatit dhe e ka arrestuar.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

