Udhëtoi drejt Shqipërisë me dy fëmijët, e "pëson" nëna shqiptare në Gjermani

Një nënë shqiptare e ka pësuar së fundmi pasi mori fëmijët e saj dhe udhëtori nga Gjermania në Shqipëri.
Raportohet se ajo është gjobitur nga autoritetet gjermane pasi mori fëmijët e saj në udhëtim duke i shkëputur nga shkolla.
Ajo kishte gënjyer se fëmijët janë të sëmurë për ti marrë në udhëtim drejt Shqipërisë.
Të hënën, në aeroportin e Memmingen-it ajo zbriti me dy fëmijët nga Tirana.
Mashtrimi u zbulua gjatë kontrollit të hyrjes në aeroportin e Memmingen-it.
Nëna 35-vjeçare tani duhet të përballet me një "gjobë të majme", njoftoi në përfundim Policia Kufitare e Aeroportit.
Shkelja e detyrimit shkollor do të kalojë më pas për trajtim tek qarqet dhe bashkitë ku banojnë ata. Autoritetet përkatëse do të vendosin mbi shumën e gjobës.
Në Gjermaninë Jugore, gjobat për thyerjen e detyrimit shkollor mund të jenë mjaft të “kripura”, tha në prill Bernd Stapfner, zëvendësshefi i policisë kufitare në aeroportin e Memmingen-it.
Prindërit duhet të llogarisin me gjoba nga 200 deri në 800 euro, ndërsa në raste të veçanta mund të arrijnë deri në 1000 euro.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
