
Urdhëroi vrasjen e Ergys Dashit, të vërtetat që mori “El Patron’ pas ekzekutimit

Leandro Antonio Norero Tigua i njohur me nofkën “El Patron’ sipas medieve të Ekuadorit është vrarë gjatë një përleshje të ashpër në institucionin ku vuante dënimin.
Por fakti që anëtarët e krimit të organizuar kanë arritur tek “El Patron’ nën hundën e shteti, e bën të qartë se ata mund të arrijnë këdo, shkruan gazeta La Hora.
Ndryshe nga ajo që ndodh me vrasjet e tjera të dënuarve të rëndësishëm për trafik dorge, fundi i Noreros ndodhi kur çështja e tij ishte larg nga sqarimi i plotë.
Të dhënat që dispononte El Patron tregonin një shtrirje shqetësuese në strukturat politike jo vetëm në Ekuador por edhe më gjërë, pasi ai ishte i përfshirë me rrjete ndërkombëtare të pastrimit të parave të drogës, me minierat e paligjshme dhe kishte akses në hapësira të rëndësishme të fuqisë ekonomike.
Shqetësuese ishte dhe afërsia e Noreros që ruante me aktorët e krimit të organziuar ashtu dhe me individë nga shtresat më të pasura të cilët kishin lidhje të rëndësishme me njerëz të gjyqësorit dhe të politikës në Ekuador.
Arrestimi dhe gjyqi i tij, i përgatitur prej kohësh nga autoritetet, ndonëse edhe ai u përball me kurthe ligjore , ‘El Patrino’ kërcënoi se do të zbulonte për opinionin publik ‘majën e ajsbergut’.
Vrasja e tij ngre dy pyetje themelore: kush përfiton dhe kush do të jetë viktima e radhës.
Zyrtarët dhe politikanët e Ekuadorit këmbëngulin të shmangin përgjegjësinë, të shpikin pretekste dhe të shikojnë nga ana tjetër, mbyll shkrimin e tij gazeta ‘La Hora’.
Kujtojmë se “El Patron’’ akuzohej se kishte lidhje me vrasjen e shqiptarit Ergus Dashi në Ekuador për çështjes trafiku droge.

Kush fut duart në zgjedhje, s'ka Ramë e Berishë ta mbrojë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128