Vakanca pas ndarjes nga jeta të Arben Tafajt, Ruzhdi Keçi në krye të shoqatës “Tirana”

Mbrëmë u mblodh Këshilli Drejtues i Shoqatës “TIRANA” e cila filloi me fjalën homazh të Sekretarit të Përgjithshëm Ismail Varoshi dhe një minutë heshtje për ish-kryetarin Arben Tafaj.
Mbledhja e Këshillit Drejtues kishte në rendin e ditës organizimin e strukturave drejtuese të Shoqatës “Tirana” pas vakancës së krijuar nga largimi nga jeta të kryetarit Arben Tafaj.
Në fund të mbledhjes u vendos që në krye të shoqatës Tirana të vendoset Ruzhdi Keçi.
Ruzhdi Keçi është Profesor i Asocuar, prej 30 vjetësh anëtar i kryesisë së shoqatës Tirana, ish kryetar i bashkisë Kamëz, ish Prefekt i Tiranës, pedagog, intelektual i spikatur.
Pas diskutimesh dhe votimit Këshilli Drejtues miratoi:
1.Ndryshim në Statutin e Shoqatës dhe konkretisht dispozitë shtesë që ka të bëjë me organizimin e Këshillit Drejtues.
2. Anëtarësimin e Endri Arben Tafaj në Këshillin Drejtues.
3.Komandimin e Ruzhdi Keçi për drejtimin e Shoqatës “Tirana” si Kryetar i ri i saj.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
