Vdekja makabre e Denisit në SHBA/ Detajet drithëruese për studentin ekselent që e preu në besë shoku i ngushtë
U helmua, u flimua dhe u bullizua në orët e fundit të jetës së tij!
Kjo është historia tronditëse e Denisit, studentit ekselent shqiptarë i cili ndërroj jetë në SHBA, teksa kryente studimet në një kolegj privat.
Video në momentet e fundit të jetës së studentit shqiptar janë shpërndarë në rrjetet sociale nga shokët e tij të dhomës, teksa personat që po e filmonin po qeshnin dhe po e tallnin.
Mbrëmjen e 18 marsit 2019, Denis Preka, shkoi në shtëpinë e atij që e konsideronte si shokun e vet të ngushtë, Paul Ëiedmaier, me idenë të studionin e të përgatiteshin për provimin që kishin ditën tjetër.
Djaloshi shqiptar me zemër të artë, sic e përshkruajnë ata që e kanë njohur, hyri në atë banesë me këmbët e tij e nuk doli më gjallë prej andej. Një fat i kobshëm e priste të riun e tradhtuar pabesisht nga miku i tij, e një kalvar i gjatë priste familjen e përballur me makthin më të paimagjinueshëm.
Denis Preka që priste të diplomohej njëkohësisht në dy universitete në SHBA, natën e ngjarjes, kërkoi nga miku i tij i ngushtë gjatë studimit një pilulë Adderall për ta ndihmuar të përqendrohej, por substanca që ai gëlltiti më vonë u përcaktua të ishte MDMA, e njohur zakonisht si ‘Molly’, një medikament i paligjshme i dhënë nga i pandehuri Nicholas Remington që e çoi të riun shqiptar drejtë helmimit duke i marrë jetën. Familja vijon betejën gjyqësore prej 5 vitesh dhe vendimi historik i Gjykatës prej 75 mln $ i dhënë së fundmi duket se po vendos drejtësinë e munguar për studentin shqiptar, Denis Preka.
Autorja dhe drejtuesja e Top Story, Grida Duma ka udhëtuar drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sjellë ekskluzivisht për publikun shqiptar detajet e kësaj ngjarje tragjike.
Pengesa e projektit amerikan
ide
Problemin nuk e kemi te Rama, as te Tritani, por te Belindi!
9 shtatorët e zinj të Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128