Vdekja në gjykatë/ Avokati: 13 klientë të mi s’janë më nga drejtësia e vonuar

12 Janar 2024, 13:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vdekja në gjykatë/ Avokati: 13 klientë të mi
Një qytetar humbi jetën në Gjykatën e Tiranës, ku kishte shkuar të informohej për një gjyq ndaj tij.

Viktima Ilia Drini, një profesor i arteve marciale, dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e atakut kardiak.

Avokati i tij, duke folur për mediat, tha se ky është klienti i 13-të “që ndërron jetë nga drejtësia e vonuar”.

Ne u vumë në dijeni, ne i kemi pritë këto gjëra, i jemi drejtuar edhe institucioneve të Shqipërisë se drejtësia e vonuar kështu do përfundojë. Deri më tani, vetëm 13 klientë të mi kanë vdekur duke pritur gjyqin. Tani gjykata është vërtet e vështirë, por duhet të dalin të shtunë dhe të diel, jo të shtyjnë gjyqet nga 3-4 muaj,” tha avokati i tij për gazetarët.

Ai shtoise viktima fillimisht u akuzua për përndjekje ndaj partneres, më pas për shkaktim të vetëvrasjes.

Sipas tij, viktima nuk kishte asnjë problem shëndetësor, ishte i fuqishëm dhe nuk ishte ankuar.

 

Po ndodh...

ide