"Vendimi, as mish as peshk!"/ Lala për përgjimin e GJK nga SPAK: Dyshohet se u tentua të ndikohej për Pëllumb Gjokën

6 Mars 2025, 21:33 / AKTUALITET ALFA PRESS
"Vendimi, as mish as peshk!"/ Lala për përgjimin e GJK nga

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përgjimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK, me dyshimet se ai mund të jetë tentuar të ndikohet në vendimin për përdorimin e komunikimeve të SKY ECC. 

"Pëllumb Gjoka është i akuzuar për vrasje, grup të strukturuar kriminal, etj. 

Gjykata Kushtetuese (GJK) mori një kërkesë të Pëllumb Gjokës, për shfuqizimin e masës së sigurisë, shfuqizimin e një dispozite që lejon SPAK të përgjojë, shfuqizimi apo shpallja si e pavlefshme e përgjimeve të SKY ECC. 

Pas një kohe të gjatë që mbajti çështjen, në datën 30 dhjetor 2024, u mori vendimi dhe GJK nxorri vendimin, tha se është rrëzuar kërkesa. Në pamje të parë të gjithë ne, e interpretuam se GJK kishte shpallur të pavlefshme kërkesën e Gjokës por kishte legjitimuar Sky ECC.

GJK nuk po zbardhte vendimin. SPAK thotë se në tejkalim të afatit, ka grumbulluar dyshime të arsyeshme, të cilat flasin për tentative të personave të lidhur me Pëllumb Gjokën dhe persona të tjerë, të ndërhyjnë në GJK dhe të bëhet interpretimi i vendimit dhe ky vendim t'i bëjë vulnerabël ose të prekshme përgjimet e SKY ECC. 

Këtë arsyetim përdor prokurori Klodian Braho, që e ka autorizuar përgjimin e Gent Ibrahimit për 15 ditë. Gjatë kësaj kohe zoti Ibrahimi është vëzhguar nga agjentë të BKH në takimet që ka kryer me anëtarë të GJK, persona që dyshohet se kanë interesa dhe persona që dyshohet se kanë lidhje me Pëllumb Gjokën. 

Po të lexosh vendimin e GJK, është një vendim pa vendim. GJK nuk është shprehur për ligjshmërine dhe përdorshmërinë e SKY ECC.  SPAK ka vepruar brenda procedurave ligjore. SPAK ka në kompetencë të përgjojë anëtarin e GJK. SPAK nuk ka nevojë për vendim gjykate.

GJK nuk i ka legjitimuar përgjimet e SKY ECC. Ajo ka qenë as mish as peshk.

U bë debati në 2016 në GJK dhe dy gjyqtarë në atë kohë dolën kundër për disa aspekte të ligjit të vettingut, të dy janë jashtë sistemit. Para se të thonë se SPAK po vepron në mënyrë të paligjshme, duhet të dinë ligjvënësit që e kanë lejuar me ligj.

Në rastin konkret dyshohet për një vepër penale, korrupsion pasiv. Nuk di të them rezultatin që kanë patur këto përgjime", tha Lala. 

Po ndodh...