Vetëm një vrasje në janar?! Ja çfarë thotë eksperti i kriminalistikës

Eksperti Ervin Karamuço referuar statistikave tha se gjatë muajit janar ka ndodhur vetëm një vrasje dhe kjo tregon se ndjehet prezenca e shtetit. i ftuar në ABC News ai ka folur në lidhje me arrestimet që pritet të ndodhin në muajin shkurt.
Karamuço u shpreh se normalisht që do të ketë arresitime, por pritet që të bëhet më shumë nga SPAK në lidhje me korrupsionin pasi deri më tani ka pasur arrestime nga krimi i organizuar.
Në lidhje me rrokadën në polici, eksperti u shpreh se kjo pritej dhe do ndodhë në të gjihë vendin edhe në kuadër të zgjedhjeve për rritjen e sigurisë.
Pjesë nga biseda në studio:
Arrestime në Shkurt?
Normal që do të ketë. Më shumë kemi arrestime nga Krimi i Organizuar, por duhet edhe nga korrupsioni, pritshmëritë janë të larta, por deri më tani sësht bërë asgjë.
Rokadë në Policinë e Shtetit?
Është lëvizja e dytë, sigurisht do vinte pas lëvizjes së parë, në bazë të analizësh së rezultatave, mund të kalojnë në një vend ku mund ta japë më mirë.
Në prag të zjgedhjeve duhet të shtohet siguria. Unë prisja të ndodhte pak më vonë. Kjo do të vazhdojë në të gjithë vendin.
Mund të bëhet në kuadër teë 100 ditëve?
100 ditët kanë kaluar. Jemi në javën e fundit të janarit dhe kemi vetëm një vrasje. Parametrat janë shumë të mirë.
Kjo edhe falë punës së bërë nga policia por edhe faktorëve të tjerë. Sic janë lëvizjet demografike, frika nga struktura e posaçme. Kanë filluar ta ndiejnë trysninë e shtetit. Atentatet zgjedhin t’i bëjnë në një vend tjetër. Agur i mirë.
Polici që tentoi të fuste drogë në Korcë?
Ka pasur tentativa të vazhdueshme jo vetëm nga policet po edhe familjarët.
Polici i ka kuptuar që duke patur autoritetin mund ta këtë të lehtë, po kontrollet janë kontrolle.
-
Zjarr në një banesë në Tiranë
23 Janar, 11:55 -
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


