Video erotike e Safet Gjicit, ja si e komenton Eni Çobani

24 Qershor 2023, 12:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Video erotike e Safet Gjicit, ja si e komenton Eni Çobani

Juristja Eni Çobani thotë se jeta e saj para se të niste emisionin është bërë më e cunguar dhe nuk është më si më përpara.

Në emisionin “Arnautistan” Çobani deklaroi se për shkak të prezencës mediatike, në punën e saj të avokatisë ka patur të mirat e veta, edhe pse jo gjithmonë i referohen rastet çështjes së avokatisë.Lidhur me përgjimin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici në zyrë, në momente intime me një vajzë, ajo tha se ngjarja ka lënë dhe tek ajo një shenjë, edhe pse nuk e ka komentuar.

Sipas saj, nga gjithë ngjarja çfarë është parë, është e copëzuar dhe në mënyrë që të jepet një vlerësim duhet të shihet e gjitha.

Çobani ngriti pikëpyetje deri në momentin e shkuarjes në marrëdhënien intime në një zyrë publike.

“Edhe dhënia e tillë çon ujë në hullinë e atij apo asaj që është rekomanduar për ta bërë, kjo nuk është një gjë rastësore.

Nuk është dhënë një gjë e plotë që kur hyri dhe deri sa doli.”

 

Po ndodh...

ide