Xhiroi gomat pasi është hapur semafori dhe shtypi 22 vjeçaren, arrest shtëpie për shoferin

Është dhënë sot masa për shtetasin Indrit Uka, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, ku u caktua masa e sigurimit personal “arrest shtëpie”.
Gjykatës i çështjes ishte Olti Skrame, ndërsa Prokuror Medina Meta. Indrit Uka u akuzua për “shkelje të rregullave të qarkullimit” pasi për shkak të shpejtësisë aksidentoi për vdekje shtetasen Erisa Aliaj mbrëmjen e së martës.
Shkak për aksidentin e rëndë në rrugën “Vëllarëzia” në zonën e ish-kënetës së Durrësit dyshohet shpejtësia tejet e lartë e shoferit, 24 vjeçarit Indrit Uka.Në këtë aks nuk mungon sinjalistika ku shpejtësia e lejuar është 40 km/orë. Uka, i vënë në pranga nga policia ka deklaruar se ka xhiruar gomat pasi është hapur semafori dhe nuk ka mundur të kontrollojë automjetin kur i ka prerë rrugën këmbësorja. Megjithatë hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti tragjik vazhdojnë nga policia dhe prokuroria e Durrësit.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


