VIDEO/ Keni takuar McGonigal?/ Kreu i SPAK i kthehet Tedi Blushit: Mashtrues, jam Altin Dumani unë

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka ngritur tonet gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë kur u pyet nga deputeti Tedi Blushi nëse është takuar me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.
Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se si ishte e mundur që të bëhet kjo pyetje pa pasur një indicie apo të dhënë, ndërsa ngriti tonet duke deklaruar se opinioni publik ishte mbushur “pa pikë përgjegjësie” sikur kreu i Prokurorisë së Posaçme ishte takuar me McGonigal.
Ai theksoi se ka mësuar për figurën e ish-agjentit të FBI-së për herë të parë në vitin 2023, atëherë kur u publikuan të dhëna mbi një aferë të mundshme të tij.
“Ishte e bukur kjo, a jam takuar me Charles McGonigal. Se si mund të bësh një pyetje të tillë, nuk e di. Që të bësh një pyetje të tillë duhet një indicie, një e dhënë. Ku është një indicie, një e dhënë?! Ore unë jam Altin Dumani, përfaqësoj Prokurorinë e Posacme.
Opinionin publik e mbushët, ka takuar McGonigal, pa asnjë përgjegjësi, pa pikë përgjegjësie! Edhe emrin dhe figurën për herë të parë në janar 2023 u publikuan të dhëna apo fakte për një aferë të mundshme të McGonigal.”-u shpreh Dumani.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


