Video/ Vëllavrasësi Arsen Muskuri, i qetë dhe i papenduar në gjykatë: Kush nuk të respekton...

1 Shtator 2022, 11:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Video/ Vëllavrasësi Arsen Muskuri, i qetë dhe i papenduar në

Arsen Muskurti, autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë është lënë në burg. Gjykata Penale pranoi kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vrasje në rrethana familjare të 2 personave”.

Gjyqtari i seancës ishte Artan Gjermeni. Sapo mbërriti brenda sallës, Arsen Muskurti përshëndeti me dorë mediat.

Ashtu siç kreu krimin, me gjakftohtësi, edhe gjatë seancës gjyqësore, ka pranuar se ka vrarë vëllanë dhe kunatën.

Si ndodhi ngjarja?

 Arsen Muskurti ka debatuar fillimisht me vëllanë, Dritan dhe gruan e tij Nora në biznesin e këtyre të fundit. Autori ka nxjerrë armën para se të hynte në agjencinë turistike, por pas debatit i ka qëlluar me 5 plumba, të cilat kanë rezultuar fatale duke  marrë jetën në vend. Pas arrestimit rreth dy orë pas ngjarjes, 38-vjeçari çoi hetuesit në rrugë të gabuar për të gjetur armën e krimit. Ishte njëra prej dy grave të tij, e cila rrëfeu para hetuesve vendin ku ai fshehu pistoletën.

Ajo u dha kodin e kasafortën, vetëm disa metra larg biznesit të agjencisë së udhëtimeve ku vrasja ndodhi. Mësohet se autori i kishte viktimës një borxh prej 150 mijë eurosh, për të cilin Albani Muskurti kishte hapur edhe një proces gjyqësor, për të cilin Arseni kishte kërcënuar edhe avokaten e të vëllait.

Sherret e vazhdueshme mes dy vëllezërve u tensionuan pasditen e së martën, pasi Arsen Muskurti kishte marrë një fletëthirrja gjyqi.

Kallëzimi ishte bërë katër ditë më parë nga Albani, i vëllai, i cili kërkonte urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje bashkë me të shoqen Norën. Menjëherë pasi ka marrë fletëthirrjen, Arseni ka shkuar në agjencinë e vëllait dhe e ka vrarë bashkë me gruan. 

Kush është Arsen Muskurti?

Arsen Muskurti, i njohur edhe me emrin Hamza Muskurti, është një biznesmen i dyqaneve të ‘Natyral Vita’, gjithashtu edhe predikues i fesë islame, që mendohet të jetë një shkak i vrasjes së sotme.

Muskurti në biznesin e tij ka patur probleme financiare, teksa ndaj tij ka pasur edhe një denoncim se ka ngacmuar punonjëset dhe i ka keqtrajtuar ato.



Po ndodh...

ide